Një djalë 11-vjeçar është bërë heroi i padiskutueshëm i ditës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Davyon Johnson kreu dy akte heroike brenda 24 orëve, duke shpëtuar jetët e një shoku të klasës dhe një gruaje.
Shokun e klasës, djaloshi e shpëtoi nga mbytja, ndërsa gruan e shpëtoi nga zjarri që kishte rënë në shtëpinë e saj.
Për veprimet e tij, Johnsonit iu dha titulli i nderit “oficer policie” dhe “hero”.