Fjalë Kyçe

117 afganë largohen nga Kosova në drejtim të Britanisë së Madhe (VIDEO)

117 afganë largohen nga Kosova në drejtim të Britanisë së Madhe (VIDEO)

117 refugjatë afganë janë larguar nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata nga Prishtina do të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, njofton Klankosova.tv.

Për Klan Kosova është konfirmuar se rreth 800 ka qenë numri i refugjatëve afganë të cilët kanë qenë duke qëndruar në Kosovë.

Kosova është pajtuar me SHBA për strehimin e qytetarëve nga Afganistani të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të NATO-s.

Strehimi i tyre është kërkuar pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Kabul.