Fjalë Kyçe

118 pacientë me coronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme, katër në gjendje të rëndë

118 pacientë me coronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme, katër në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 4 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas komunikatës për medie, 166 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme prej të cilëve 118 të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 105 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 52 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, SHSKUK-ja bën te ditur se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.

‘”Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në komunikatë. /