Fjalë Kyçe

12 infermierë të FSK-së i bashkohen armatës së QKUK-së në luftë me koronavirusin

12 infermierë të FSK-së i bashkohen armatës së QKUK-së në luftë me koronavirusin

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot stafit të saj, do t’i bashkohen 12 infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, e hënë, në ora 13:30, dymbëdhjetë infermier/e, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim të QKUK-së.

Inkuadrimi i tyre në stafin e QKUK-së do të bëhet përmes një ngjarje që do të shënohet në orën 13:30 e ku do të marrin pjesë drejtues të dikastereve përkatëse.

FSK-ja në vazhdimësi ka shprehur vullnetin të ndihmojë në luftimin dhe tejkalimin e situatës me pandeminë COVID-19.