Falë mbledhjes së fondeve me titull “Campanha Ame Joao Miguel” kurat në Brazil për të voglin Joao Miguel, 19 muajsh, i infektuar që nga lindja nga një sëmundje e rrallë neuromuskulore degjeneruese, mund të nisnin.
Por babai, 37-vjeçari Mateus Henrique Leroy Alves, në vend që të blinte dozat e ilaçit të nevojshëm për ta bërë vogëlushin të ndihej më mirë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke shpenzuar 12 mijë eurot e para në drogë, alkool dhe prostituta.
Por, babai ‘dorëlëshuar’ u arrestua dhe dhënia e donacioneve u pezullua.
Duket se 37-vjeçari ishte impenjuar shumë në rrjetet sociale dhe eventet e organizuara për mbledhjen e fondeve që do shkonin për djalin e tij të sëmurë.
Me të mbledhur shumën e mjaftueshme për të blerë tre dozat e para të ilaçit të nevojshëm për një terapi prej gjashtë të tillësh, burri zhduket krejt papritur.
Një muaj më pas, u gjet dhe u arrestua nga policia në një hotel me pesë yje në Salvador de Bahia. Gjatë marrjes në pyetje pranon se: “I shpenzova paratë në alkool, gra dhe drogë dhe më kërcënojnë shpërndarësit e drogës”.
Sipas hetuesve, 37-vjeçari kishte planifikuar të hapte një bordello, me një grua të kësaj fushe dhe po tentonin të rekrutonin prostitute nga Belo Horizonte.
Mbledhja e fondeve u pezullua me faljen që kërkonte nëna e vogëlushit JoaoCosì në faqen e Facebook-ut, dedikuar fushatës për kurat e të birit.
Ajo shpreson në rinisjen e mbledhjes së fondeve, por kësaj here pa të shoqin që vetëm ‘baba’ nuk meriton të quhet.