Fjalë Kyçe

12 orë pas heqjes së taksës, hyjnë 16 kamionë me mallra në Kosovë

12 orë pas heqjes së taksës, hyjnë 16 kamionë me mallra në Kosovë

Dymbëdhjetë orë pas largimit të taksës prej 100% për produktet serbe e boshnjake, në Kosovë kanë hyrë gjashtëmbëdhjetë kamiona me mallra.

Tre prej tyre, gjatë së mërkurës kanë kaluar nëpër pikën kufitare në Merdare.

Sipas zyrtarëve doganorë të kësaj pike, të tre këta kamionë kanë sjellë lëndë të parë në Kosovë.

Nga ora 12 e mesnatës së 31 marsit, me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%.