Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 14 pacientë.
Sipas MSH-së, rastet e reja kanë dalë nga kryerja e 1.421 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.
Raste aktive, aktualisht janë 106.
Po ashtu, MSH-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit në kuadër të vaksinimit masiv, janë dhënë 11.518 doza.