12 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së premtes. Të premten janë regjistruar edhe 764 raste të reja me COVID-19.
Rezultatet e reja kanë dalë nga testimi i 1827 mostrave.
Të premten janë regjistruar si të shëruar edhe 584 duke e çuar totalin e të shëruarve në 23,274.