Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Prishtinë, shkruan GazetaAlo.
Sipas policisë një fëmijë 12 vjeçar ka plagosur vëllaun e tij 9 vjeç.
Raportohet se rasti ka ndodhur nga pakujdesia, ku 12 vjeçari ka marrë armën e gjyshit dhe me të, e ka plagosur vëllaun e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta në dorë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaAlo/