Fjalë Kyçe

12 zyrtarë korrektues dhe katër të burgosur janë të infektuar me COVID-19

12 zyrtarë korrektues dhe katër të burgosur janë të infektuar me COVID-19

Pandemia e COVID-19 që ka mbërthyer gjithë botën tash e sa muaj, ka prekur edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Që nga shënimi i dy rasteve të para në Kosovë e deri më sot, 41 zyrtarë korrekues janë prekur me coronavirus, prej të cilëve 29 janë shëruar, ndërsa 12 janë raste aktive që po shërohen në vetizolim.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net”, se përpos zyrtarëve korrektues, ka edhe të burgosur që janë të infektuar me COVID-19.

Brenda institucioneve korrektuese deri më tash janë prekur nga virusi 6 të burgosur, prej të cilëve 2 janë shëruar, kurse 4 prej tyre janë ende në luftë me COVID-19.

Këto institucione kanë dhomat e posaçme të cilat janë të destinuara për karantina, ku edhe po qëndrojnë aktualisht të burgosurit pozitiv me coronavirus.

Gashi njofton se deri më tash, SHKK nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 12,840 nga 48,743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me 492 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 157 raste të reja pozitive si dhe 4 pacientë kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive është 3,406.