Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 13 gra shtatzëna janë duke u trajtuar për Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim thuhet se, nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës 1 shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë.
215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.
Më tej, në njoftim thuhet se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.