13 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur me Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 28 qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 484.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.
Në total numri i rasteve aktive është 484.