Fjalë Kyçe

13 të vdekur dhe 158 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

13 të vdekur dhe 158 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Sot në Kosovë janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus nga 471 mostra të marra.

Janë raportuar gjithashtu 13 të vdekur. Është bërë e ditur se 245 persona janë shëruar. Këtë e ka bërë të ditur, Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së në një konferencë për media nga Komuna e Prizrenit.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një vizitë në Komunën e Prizrenit ka thënë se po ndajnë të gjitha resurset e përbashkëta me spitalet rajonale, duke shtuar se gjatë vizitës kanë dëgjuar edhe nevojat e spitalit të kësaj komune.

Ai tutje ka bërë thirrje për qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.