Fjalë Kyçe

13 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve

13 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.