Fjalë Kyçe

13 viktima dhe 99 raste të reja me koronavirus në Kosovë

13 viktima dhe 99 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 99 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.