Fjalë Kyçe

13-vjeçari shqiptar vret veten aksidentalisht gjatë përpjekjes për të bërë një video për TikTok

13-vjeçari shqiptar vret veten aksidentalisht gjatë përpjekjes për të bërë një video për TikTok

Një 13-vjeçar nga Golemi i Lushnjës është gjetur i vetëvrarë nga familjarët e tij ndërsa dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok, raporton TCH.

Shokët e klasës së të miturit, kanë treguar se 13-vjeçari ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Një nga shokët e 13-vjeçarit, prapa kamerave ka treguar se i ndjeri ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen.

Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë