Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar foton e një 13-vjeçari, personi më i ri nga Kosova që sivjet ka udhëtuar për në Haxh.
Sipas BIK, këtë rrugë e kanë marrë sivjet 1 mijë e 576 haxhinjë.
“Ky është haxhiu më i ri nga Kosova! 13 vjeçari Uvejs Muzaqi nga Vushtrria, është haxhiu më i ri nga 1576 haxhinjë nga Kosova që sivjet kanë udhëtuar për ta kryer obligimin e haxhit”, ka shkruar BIK.
Rrahmani: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht, as ideologjikisht
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojë më 2 qershor 2024.