Fjalë Kyçe

14 luanë ikin nga parku, dalin në rrugët e Afrikës së Jugut

14 luanë ikin nga parku, dalin në rrugët e Afrikës së Jugut

Një grup prej 14 luanëve kanë ikur nga Kruger National Park.

Një grup prej 14 luanëve kanë dalë në rrugë pranë një fushe në veri-lindje të Afrikës së Jugut, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët lokalë.

Ata u panë pranë Phalaborwa Foskor, vetëm në perëndim të Kruger National Park pranë kufirit të Mozambikut, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët janë duke vëzhguar kafshët dhe autoritetet planifikojnë t’i kapin dhe t’i kthejnë nën përkujdesje.

Zyrtarët e provincës së Limpopo paralajmëruan civilët që të “jenë të vëmendshëm në çdo kohë”.