Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook drejtuar popullit se “16 shkurti do të jetë dita e sulmit” të Rusisë ndaj vendit të tyre.
Deklarata e tillë e presidentit ishte befasuese pasi ai nuk tregoi burimin e informacionit.
“Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak”, thotë Zelenskiy.
“Ne jemi të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave”, thotë ai.
“Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë””, përfundoi fjalën e tij i pari i Ukrainës.