Fjalë Kyçe

14 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në respiratorë

14 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në respiratorë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar statistika në lidhje me gjendjen me koronavirus në Kosovë.

Nëpër spitale janë duke u trajtuar 855 pacientë që janë të infektuar, transmeton Indeksonline.

Nga 855 pacientë të shtrirë, 14 janë në respiratorë, 28 me maskë oksigjeni.

Në Kosovë janë 11.868 raste aktive me koronavirus. Gjatë ditës së djeshme u shënuan 524 raste të reja.