Novobërdë- 14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një mjeti transportues në Prekoc të Novobërdës.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.