15 persona kanë vdekur e 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar sot.
Sipas institucioneve shëndetësore, IKSHPK-së dhe MSH-së, të mërkurën janë marrë mostrat e 461 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.