Fjalë Kyçe

16 të vdekur dhe 169 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

16 të vdekur dhe 169 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Shifra alamante, brenda 24 orëve ndërrojnë jetë 16 persona dhe 169 të tjerë infektohen me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.