Një vajzë e mitur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të lindur.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë njoftuar se ajo është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe është në muajin e tetë.
Ende nuk dihet nëse Policia është njoftuar për këtë rast.
Ky nuk është rasti i parë që një e mitur shtrihet në Klinikën e Gjinekologji për të lindur.