Një skenë e rrallë ka ndodhur në ligën kryesore të Portugalisë.
Në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Belenenses dhe Benficas, skuadra vendase është duke luajtur pa dy futbollistë në 11-shen startuese, duke vendosur vetëm nëntë lojtarë në fushë.
Kjo për shkak të shpërthimit të Covid-19 që tronditi ekipin vendas. Me 17 rezultate pozitive të konfirmuara, përfshirë 14 lojtarë, Belenenses SAD, pasdite, u privua nga disa lojtarë të tjerë, për shkak të nevojës për izolim profilaktik dhe teste të reja PCR, siç njoftoi presidenti i saj, Rui Pedro Soares.
Kështu, skuadra vendos vetëm nëntë lojtar në fletën e ndeshjeve të disponueshme në faqen e internetit të Ligës, dy prej të cilëve janë portierë.
Nga nëntë futbollistët, vetëm tre – Álvaro Ramalho, Diogo Calila dhe Boni Trova – kanë pasur tashmë minuta në Ligën e 1-të këtë sezon, ndërsa pjesa tjetër u përdoren në U-23.
https://twitter.com/OsBelenensesSAD/status/1464689966269841412?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1464689966269841412%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button