Fjalë Kyçe

17 minuta për Muriqin në fitoren minimale të Lazios

17 minuta për Muriqin në fitoren minimale të Lazios

Vedat Muriqi e ka luajtur edhe ndeshjen e 18-t në të gjitha garat me skuadrën e Lazios. Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë nga minuta e 73-t në duelin kundër Cagliarit. Ai i ka të realizuar dy gola dhe një asistim në edicionin e ri.

Lazio fitoi ndaj Cagliarit me rezultatin minimal në kuadër të xhiros së 21-t.

Golin e fitores e realizoi sulmuesi Ciro Immobile, që ishte i 14-ti i kampionatit.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në pozitën e pestë në tabelë dhe ka 40 pikë, tri më shumë se Napoli i vendit të gjashtë që ka zhvilluar një ndeshje më pak, dhe nëntë më pak se lideri, Milani.