Fjalë Kyçe

17-vjeçari i vdekur tragjikisht, Denis Bakalli ishte futbollist i KF Gjakovës

17-vjeçari i vdekur tragjikisht, Denis Bakalli ishte futbollist i KF Gjakovës

KF Gjakova ka njoftuar me anë të një postimi se 17-vjeçari, Denis Bakalli, i cili vdiq tragjikisht gjatë ditës së sotme (e premte) ishte futbollist i ekipit të tyre.

Para mesnatës të së premtes, Denis Bakalli së bashku dy shokë të tij ishin ngjitur në një objekt banesor në ndërtim e sipër, ndërsa ka rënë nga kati i gjashtë i objektit tek hapësira për ashensor.

Policia ka konfirmuar se djaloshi kishte hipur për të konsumuar cigare, ndërsa aty gjeti vdekjen, pasi në orën 00:30 të mëngjesit u konfirmuar se ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Djaloshi i vdekur tragjikisht tashmë, Denis Bakalli, ishte futbollist i klubit KF Gjakova, klub i cili doli me një njoftim pasi morën lajmin e kobshëm.

Sipas klubit gjakovar, Bakalli ishte djalosh shembull dhe futbollist shumë i talentuar, ndërsa sot pritej t’i bashkohej ekipit në ekspeditën e tyre disa-ditore në Durrës.