Fjalë Kyçe

17 vjeçarja që u gjet e vdekur në plazhin e Velipojës, kapet personi i fundit që u takua me të

17 vjeçarja që u gjet e vdekur në plazhin e Velipojës, kapet personi i fundit që u takua me të

Një vajzë është gjetur e pajetë me shenja dhune pasditen e ditës së djeshme në plazhin e Velipojës. Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Indrit Bajraktarin, me origjinë nga Postriba. Ai ishte personi i fundit që u takua me vajzën pasi së bashku kishin dalë me skaf në det.

E reja u gjet nga peshkatarët në zonën e quajtur “Vilun”. Ditën e djeshme, policia e raportoi si të mbytur, ndaj mbetet e paqartë arsyeja përse kanë arrestuar Bajraktarin. Vajza është identifikuar si Enisa Doda, 17 vjeçe, me origjinë nga Burreli por banuese në Bathore.

Velipojë/Shkodër: Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër,  në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.