Fjalë Kyçe

Milani shumë më i mirë pa Higuain

Milani shumë më i mirë pa Higuain

Gonzalo Higuain është shumë pranë largimit nga Milani, por tifozët kuqezinj nuk duhet të brengosen, të paktën nëse ua hedhin një sy statistikave.

Fitorja 2-0 ndaj Genoas të hënën nënkupton se Milani tani ka pesë ndeshje radhazi pa humbje në mungesë të sulmuesit argjentinas.

Higuaini nuk u thirr nga Gennaro Gattuso për ndeshjen në udhëtim ndaj Genoas, midis spekulimeve se argjentinasi është pranë kalimit në Chelsea.

Fabio Borini dhe Suso i shënuan golat e fitores, duke regjistruar një fitore tjetër pa praninë e argjentinasit.

Milani i ka fituar pesë, ka barazuar dy dhe nuk e ka humbur asnjë ndeshje pa 31-vjeçarin këtë sezon.

Për më tepër, gjatë kësaj kohe kuqezinjtë i kanë shënuar 10 gola, pra mesatarisht dy gola për ndeshje.