Fjalë Kyçe

18 rastet e reja me Coronavirus janë nga këto vendbanime

18 rastet e reja me Coronavirus janë nga këto vendbanime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se janë regjistruar 18 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusin e ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri me tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë që janë raportuar 690 perona të shëruar nga COVID-19.