IKSHPK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot 11 raste janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në Kosovë, ndërkaq 18 persona janë shëruar.
“Sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)”, thuhet në njoftim.
