Fjalë Kyçe

18 vjeçari iu bënte “reklamë” në rrjete sociale pushkës dhe armës së tij, por shpejt arrestohet nga policia

18 vjeçari iu bënte “reklamë” në rrjete sociale pushkës dhe armës së tij, por shpejt arrestohet nga policia

Policia ka sekuestruar dy armë të cilat një 18-vjeçar ditë më parë i kishte ekspozuar në rrjete sociale.

“Sot me datën 7 shkurt 2022, janë identifikuar dhe sekuestruar dy armë. Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar video-sekuenca në të cilat sekuenca i dyshuari shihej duke ekspozuar armë, mbi bazën e këtyre pamjeve hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, me ç’ rast pas kontrollit në vendbanimin e tij, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, për këtë rast është intervistuar i dyshuari G. I., 18 vjeçar, i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./reporteri.