19 raste të reja me koronavirus janq regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se këto raste janë regjistruar pas testimit të mbi 700 mostrave.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 16 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 415.
Njoftimi i plotë:
28 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.885 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 415.