Fjalë Kyçe

19 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Të mërkurën janë regjistruar 19 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, përderisa 24 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ky rezultat ka dalë nga 253 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Deri tash në Kosovë, janë testuar 15586 persona, ndërsa janë regjistruar 1142 raste pozitive. Nga ta 871 janë shëruar e 30 kanë vdekur.