Fjalë Kyçe

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Deri tash në Kosovë janë 199 raste aktive me koronavirusin COVID-19.

Gjatë së shtunës në Kosovë u shënuan edhe 6 raste të reja me infeksion derisa 12 tjerë u shëruan. Kjo ka çuar në total numrin e të infektuarve në 1,070 derisa të të shëruarve në 841. Deri sot në Kosovë kanë vdekur 30 persona nga koronavirusi.

Megjithatë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, vazhdon të bëj thirrje për kujdes të shtuar te qytetarët, madje të mbahet distanca sociale e edhe maskat në fytyrë.

Të hënën, më 1 qershor, nis faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Në fazën e tretë pritet të nis qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike.

Siç ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë, në këtë fazë pritet të nisë transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomitë në përgjithësi, provimet në arsimin e lartë, testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave dhe teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. Poashtu, gjatë fazës së tretë do të ketë rivlerësim për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave e klubeve të natës.

IKSHPK-ja thotë se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, meqenëse, rreziku ende ekziston. Thirrja në fuqi është edhe për t’iu shmangur grumbullimeve të mëdha të njerëzve.