Fjalë Kyçe

2 Korriku U15 kampion në grupin “A” të LRFP-së

2 Korriku U15 kampion në grupin “A” të LRFP-së

Ka përfunduar java e 22-të në kuadër të garave në LRFP.

Shkolla e futbollit “2 Korriku” edhe këtë edicion ka korrur mjaft shumë suksese.

Verdheblutë kanë arritur që me grupmoshën U15 të shpallen kampion në grupin “A” me plot 22 fitore, duke shënuar 166 gola dhe kanë pësuar vetëm 1 gol.

Sukses ka arritur edhe grupmosha U13, që këtë edicion e mbyll në pozitën e dytë në renditjen tabelare.

Vlen të ceket se 2 Korriku me grupmoshën U15 fillimisht do të garoj për titullin e kampionit në regjionin e Prishtinës, kurse pas kësaj do të fillojnë garat për kampion të Kosovës, ku 2 Korriku do të garoj me grupmoshën U13 dhe U15.

LRFP (Gr. “A”) • Java XXII:
U13: Shqiponjat – 2 Korriku 0:4
U15: Shqiponjat – 2 Korriku 0:10
U17: Shqiponjat – 2 Korriku 2:0