Fjalë Kyçe

2 të vdekur dhe 74 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

2 të vdekur dhe 74 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

“Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.” – njofton Ministria, transmeton Ora News.

Testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.