Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2487 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 335 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 115 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.