Fjalë Kyçe

20 pika në rend të ditës, krejt këto vendime pritet t’i votojë sot Qeveria

20 pika në rend të ditës, krejt këto vendime pritet t’i votojë sot Qeveria

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, sot do të mbajë mbledhjen e radhës. në rend të ditës për shqyrtim janë 20 pika, raporton Gazeta Express

Express mëson se ndër pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e planit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.

Qeveria do të shqyrtojë propozim vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar task forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një Departament Speciale Anti-Korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Ekzekutivi sot do të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për ëprgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.