Fjalë Kyçe

“20 vjet më parë dolën nga lufta dhe sot Kosova na zbardhë fytyrën”

“20 vjet më parë dolën nga lufta dhe sot Kosova na zbardhë fytyrën”

Profesori i njohur filozofik dhe njohësi i futbollit mbarëshqiptar, Përparim Kabo, ka lartësuar Kosovën derisa diskutonte në studion e Procesit Sportiv.

“20 vjet më parë dolën nga lufta dhe sot Kosova na zbardhë fytyrën”
March 27, 2019

Profesori i njohur filozofik dhe njohësi i futbollit mbarëshqiptar, Përparim Kabo, ka lartësuar Kosovën derisa diskutonte në studion e Procesit Sportiv.

Duke qenë thellësisht i pakënaqur me presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe me rrugën kah po shkon futbolli i Shqipërisë, Kabo bëri një krahasim me Kosovën.

Kabo, i njohur për analizat e thella dhe krahasimet spektakolare, dha një koment të madh për ekipin e Bernard Challandes.

“20 vjet më parë, NATO bombardoi Serbinë dhe tash pas 20 vitesh e dalë nga lufta, shikoni si luan Kosova. Shikoni çfarë cilësie kanë. Shikoni çfarë personaliteti kanë. Shikoni si e respektojnë fanellën ata djemë”, deklaroi Kabo.

“Te ne nuk është problem trajneri, është problem drejtuesi. Ku po shkon futbolli ynë në krye me Dukën?”, tha mes tjerash ai.