Çështja e testimit të shpejtë të koronavirusit në një laborator në pronësi të biznesmenit të njohur kosovar Blerim Devolli ka ngritur shumë pluhur në Kosovë. Një qytetar kishte raportuar se kishte paguar 200 euro për testim.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se një gjë e tillë ndodh për shkak se rezultatet e testimit dalin vetëm për një orë.
Sidoqoftë, cilat janë çmimet e testimeve në vendet e tjera?
Sipas Fondacionit të Familjes Kaiser, çmimet dallojnë në varësi të spitaleve.
Në analizën e saj të lansuar në muajin korrik thuhej se spitalet për testime mund të kishin çmimore prej 20 dollarëve e deri në 850 sosh për një test të vetëm, pa përfshirë këtu edhe pagesën që duhej kryer për shërbime të tjera relevante, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
Lista tipike e çmimeve për testin ishte 127 dollarë, dhe gati gjysma e spitaleve marrin nga 100 deri në 199 dollarë për testim. Gati një në pesë testime duhet të paguhen në më shumë se 200 dollarë.