Zelanda e Re është bërë vendi i parë që feston vitin e ri 2022!
Për shkak të kufizime të COVID-19 në shumë vende do të ketë festime të “heshtura” ndërsa vitit 2021 po i vjen fundi.
Shpresohej se pandemia do të kishte mbaruar deri më tani, megjithatë shfaqja e shpejtë e variantit Omicron ka bërë që vendet të vendosin më shumë kufizime.