Fjalë Kyçe

205 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme

205 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme

Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Kështu për të tretën ditë rresht është kaluar shifra e 200 rasteve.

Të premten janë shëruar 61 pacientë, kurse kanë vdekur tre persona. Numri i të vdekurve ka shkuar në 97.

Prishtina prapë prinë bindshëm sa i takon rasteve. Janë 87 raste në Prishtinë, kurse në Ferizaj janë konfirmuar 25 raste të reja.