Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi bora e madhe i ka bllokuar në automjetet e tyre në veri të Pakistanit.
Ushtria po përpiqet të pastrojë rrugët dhe të shpëtojë ata që janë ende të bllokuar pranë qytetit malor të Murree.
Rreth një mijë automjete u bllokuan në një autostradë gjatë një stuhie, sipas ministrit të Brendshëm Sheikh Rashid.
Murree është një qytet turistik malor në veri të kryeqytetit Islamabad. Mediat lokale raportuan të premten se turistët po bllokoheshin për shkak të borës, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Më shumë se 100 mijë makina kishin hyrë në Murree ditët e fundit për të parë reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës. Kjo shkaktoi një bllokim të madh trafiku në rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë qytetit, tha policia.
Policia tha se të paktën gjashtë persona ishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre, por ende nuk është e qartë se si kishin vdekur të tjerët. Asfiksia pas thithjes së tymrave është dhënë si një arsye e mundshme.
Zona tani është shpallur zonë fatkeqësie dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg.