Fjalë Kyçe

21 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

21 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 61 vjeçar i cili ditë më herët kishte pësuar vdekje klinike.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 361./tch