Fjalë Kyçe

21-vjeçaren e martuan pa dijeninë e saj

21-vjeçaren e martuan pa dijeninë e saj

Një vajzë 21-vjeçare nga Hong Kongu ka thënë se ajo ka rënë pjesë e një mashtrimi duke u martuar me një të panjohur, ndërkohë që ishte pjesë e një martese “të improvizuar”.

E reja ka thënë se asaj iu desh të luante rolin e një nuseje në një martesë të simuluar, si pjesë e trajnimit të saj për t’u bërë organizatore dasmash. Gjatë ceremonisë, ajo dhe i panjohuri nënshkruan një dokument të vërtetë martesor.

Ajo e kuptoi se ishte martuar, pasi u kthye në Hong Kong, ku kërkoi ndihmë ligjore. Policia lokale tha se nuk ishin në gjendje ta ndihmonin për shkak të mungesës së provave, prandaj 21-vjeçarja iu drejtuar Federatës së Sindikatave të Hong Kongut (FSHK).

“Është një formë e re e lidhjes në martesë nëpërmjet mashtrimit”, tha Tong Kamgyiu, drejtor i Komitetit për të Drejtat dhe Përfitimet e FSHK, për BBC.

“Ndihem i zhgënjyer dhe nuk mund të besoj se po ndodh edhe në Hong Kongun modern”.

Në maj, 21-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, pa në Facebook një njoftim për një kurs mbi grimin. Por, pas aplikimit, ajo u bind nga kompania që të kalonte në rolin e organizatoreve të dasmave.

Ajo iu dha një trajnim falas për një javë në Hong Kong dhe iu tha që ajo duhej të merrte pjesë në një martesë të improvizuar në krahinën kineze të Fujianit për të kaluar kursin.

Në korrik, ajo nënshkroi një dokument për aplikimin e martesës në një qendër të qeverisjes vendore. Sipas Postës Morning China Jugore, kompania i tha asaj se martesa do të ishte “e pavlefshme” më pas.Por pasi u kthye në Hong Kong, një nga shokët e klasës e bindi atë se ishte një mashtrim.

Ajo mbetet e martuar dhe tani duhet të kërkojë divorc. Është e paqartë se kush është burri i cili u martua me të dhe cili ishte qëllimi i mashtrimit. Çdo vit, policia e Hong Kongut merr informacione për mesatarisht 1000 raste të mashtrimit të martesave ndër-qytetase.

Banorët kinezë që janë të martuar me një partner nga Hong Kongu janë në gjendje të aplikojnë për të banuar në qytet.