Fjalë Kyçe

21 vjeçari nga Suhareka dërgohet në spital pa shenja jete, mjekët e shpëtojnë mrekullisht

21 vjeçari nga Suhareka dërgohet në spital pa shenja jete, mjekët e shpëtojnë mrekullisht

Një 21-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, por ka arritur të rikthehet në jetë nga stafi shëndetësor.

Lajmin e ka bërë të ditur QMF në Duhël, të cilët bëjnë të ditur se pacienti kishte pësuar arrest kardiak, por pas shërbimeve të nevojshme është rikthyer në jetë.

21-vjeçari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.