Fjalë Kyçe

22 të shëruar dhe vetëm 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

22 të shëruar dhe vetëm 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

22 persona janë shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë testuar 243 mostra.

Kjo është dita e katërt rresht që ka më shumë të shëruar se raste të reja pozitive me koronavirus.

Me shtatë raste të reja, numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 806. Numri i të shëruarve arrin në 271. 22 persona kanë vdekur deri tash.