Tërmeti që ka goditur të premten Turqinë dhe Greqinë, ka lënë të vdekur të paktën 22 persona, ndërsa janë plagosur mbi 700 të tjerë. Përpos kësaj, janë regjistruar edhe dëme të mëdha materiale, si dhe duke shkaktuar shembjen dhe dëmtimin e shumë ndërtesave
Nga Turqia raportohet se të paktën 20 persona kanë vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos ndërsa 19 janë plagosur.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka telefonuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të shprehur ngushëllimet e tij.
“Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë së bashku”, tha ai në Tëitter. Të dyja vendet kanë qenë të përfshira, tash e sa muaj, në mosmarrëveshje lidhur me eksplorimin e gazit në Detin Mesdhe. Biseda pasoi atë mes dy ministrave të jashtëm më herët.
Nga pamjet e siguruara të qytetarëve nga vendi i ngjarjes kur ndodhi fatkeqësia, shihen ndërtesa teksa shemben plotësisht ndërsa qytetarët vrapuan nga paniku.
Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat.
“Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit”, shkroi më herët në rrjetin social Tëitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca./REL/