Fjalë Kyçe

222 milionë euro për Solskjaer nëse emërohet trajner i Man.United

222 milionë euro për Solskjaer nëse emërohet trajner i Man.United

Bordi i Manchester United janë të gatshëm t’i ofrojnë 222 milionë euro në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaer, nëse ky i fundit e fiton përfundimisht pozitën e trajnerit.

Solskjaer është emëruar trajner i përkohshëm i United, dhe duhet ta lirojë postin e tij në fund të këtij sezoni. Megjithatë, Ole ka regjistruar rezultate fenomenale dhe ka gjasa ta mbaj pozitën edhe pas këtij sezoni, shkruan Lajmi.net

Në rast se kjo ndodh, “Metro” shkruan se Manchester United do t’i ofrojnë norvegjezit një buxhet prej 222 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Një nga emrat që konsiderohet për pozitën e trajnerit nga Manchester United është ai i Mauricio Pochettino.

Falë rezultateve të mira në shtatë ndeshjet e para në Premierligë, Solskjaer tash konsiderohet se favoriti për pozitën e trajnerit.